Fondacioni Gates premton 7 miliardë dollarë për Afrikën/ Lufta në Ukrainë redukton ndihmat në vendet e tjera

18/11/2022 16:41

Fondacioni Bill & Melinda Gates deklaroi këtë të enjte se do të angazhonte 7 miliardë dollarë për Afrikën gjatë katër viteve të ardhshme.

Ky vendim erdhi pasi Bill Gates paralajmëroi se kriza në Ukrainë po reduktonte sasinë e ndihmës që rrjedh në kontinent.

Premtimi i Fondacionit, i cili është rritur 40% në shumën e shpenzuar gjatë katër viteve të mëparshme, do të synojë projektet që trajtojnë urinë, sëmundjet, varfërinë dhe pabarazinë gjinore.

Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, do të marrë pjesën më të madhe të këtij fondi të premtuar.

“Buxhetet evropiane janë prekur thellësisht nga lufta në Ukrainë dhe kështu që tani tendenca për ndihmën nuk është të rritet. Nëse merrni të gjithë ndihmën (në Afrikë) duke përfshirë të gjithë ndihmën për klimën, do të kemi disa vite ku ndoshta do të ulet“, tha miliarderi, bashkëthemelues i Microsoft Corp.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA