Shqipëria i ka refuzuar vizën e akreditimit një shtetaseje ruse e cila është përzgjedhur për të përfaqësuar UNODC, Zyrën e Kombeve të bashkuara për drogën dhe krimit.

Pa dhënë shpjegime të detajuara një burim diplomatik i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Shqipëria nuk e ka miratuar kërkesën e Zyrës së Kombeve të bashkuara për të sjellë diplomaten ruse Naida Chamilova e cila mban një pasaportë të një vendi të BE.

Të njëjtat burime theksuan se vendimi është marrë pas konsultimeve me strukturat inteligjente të vendit tonë.

Në të shkuarën rusja Naida Chamilova ka punuar si  përfaqësuese e zyrës së UNODC-së në Kiev të Ukrainës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA