Një deklaratë befasuese lëshoi Ceo i Amazon, Jeff Bezos para mbërritjes së ‘Black Friday’, të premtes së fundit të nëntorit ku njerëzit vrapojnë të blejnë produkte me ulje çmimi.
Njeriu i katërt më i pasur në botë me një pasuri prej 118.2 miliardë dollarësh këshilloi blerësit të mos shpenzojnë shumë para, pasi siç argumentoi ai, inflacioni por rritet në të gjithë botën.
“Nëse je po mendon të blesh një televizor të madh, mbase duhet t’i ruash paratë , shiko çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do t’ju thoja të njëjtën gjë për një frigorifer, një makinë të re, çdo gjë tjetër. Thjesht mos rrezikoni dhe ruajini paratë”- tha Bezos në një intervistë për CNN.
Por pse miliarderi i këshilloi konsumatorët dhe bizneset e vogla të shkurtonin shpenzimet e mëdha?
“Nëse nuk jemi në një recesion tani, ka të ngjarë të jemi në recesion shumë shpejt,” tha ai në intervistë.
Ndërkohë, kompania e tij Amazon po vazhdon të shkurtojë staf nga puna për shkak të uljeve të blerjeve. Shkurtimet e vendeve të punës në Amazon mund të jenë deri në 10,000, sipas Wall Street Journal.
Vlen të përmendet se në të Premten e Zezë 2017, pasuria e Jeff Bezos për herë të parë kaloi 100 miliardë dollarë. Në atë kohë, aksionet e Amazon u rritën 2.5% pasi blerjet në internet në Ditën e Falënderimeve dhe të Premten e Zezë u rritën 18% nga një vit më parë. Konkretisht, Bezos arriti të fitonte 2.4 miliardë dollarë në një ditë.
Top Channel