17 vjeçari leshtor me ‘sindromën e njeriut-ujk’ thotë se do të qëndrojë i lumtur megjithëse e gjuanin me gurë kur ishte i vogël (fotot)

18/11/2022 15:39

Një 17-vjeçar që raportohet se vuan nga sindroma e ‘njeriut ujk’ tregon se është persekutuar gjatë gjithë jetës prej gjendjes së tij, por zotohet se do të qëndrojë i lumtur dhe do ta bëjë këtë dhe për të tjerët’.

Lalit Patidar nga fshati indian i Nandleta ka qenë i mbuluar me flokë në fytyrë që kur ishte gjashtë vjeç, kur u diagnostikua me hipertrikosis, një sindromë e rrallë me të cilën janë diagnostikuar vetëm disa njerëz që prej kohëve mesjetare.

Kjo ka bërë që gjatë gjithë jetës ai është quajtur “djali majmun” nga shokët e shkollës, të cilët thonin se kishin frikë se “do t’i kafshonte”.

Por megjithë ngacmimet, ai thotë se ruan pozitivitetin për jetën dhe tashmë thotë se kërkon të bëhet komentator në Youtube.

“Vij nga një familje normale, babai im ishte fermer, jam në shkollë të mesme dhe ndërkohë ndihmoj familjen me punët e bujqësisë”, thotë Lalit.

“Kështu i kam pasur qimet gjatë gjithë jetës. Prindërit thonë se doktorët më rruajtën që sapo linda por nuk vërejta diçka të pazakontë derisa isha gjashtë vjeç. Ateherë pashë se qimet më rriteshin në të gjithë trupin”.

“Nuk kam asnjë në familje si unë, vetëm mua më ka qëlluar”, thotë adoleshenti.

Hipertrikoza mund të jetë e lindur ose të zhvillohet gjatë jetës. Gjendja konsiderohet e pakurueshme dhe shoqërohet me qime të gjata në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.

“Fëmijët e vegjël trembeshin nga unë dhe unë nuk e dija përse, por kur u rrita e kuptova se flokët e mi nuk ishin si të të tjerëve”.

“Në fund të fundit, dua të them se i respektoj të gjithë, pa i vënë rëndësi pamjes së tyre, ose sëmundjeve të tyre, e rëndësishme është të jesh i lumtur dhe të bësh të lumtur të tjerët”.

FOTO GALERI
2/6
Lalit Patidar nga fshati indian i Nandleta ka qenë i mbuluar me flokë në fytyrë që kur ishte gjashtë vjeç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA