Vidhnin para dhe pajisje elektronike në Vlorë, arrestohen dy adoleshentët, në kërkim një 15-vjeçar

17/11/2022 16:36

Dy adoleshentë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. B., 17 vjeç dhe K. B., 15 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi M. M., 15 vjeç, për të njëjtën vepër penale.

Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me një tjetër person të ndaluar dy ditë më parë, shtetasit me iniciale B. Ll. për vjedhjen në dyqanin e pajisjeve elektronike, në lagjen “Pavarësia 3”, si dhe kanë tentuar të vjedhin në dyqanin tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Ky është momenti kur dy të miturit e maskuar kanë hyrë për të grabitur në një dyqan të pajisjeve elektronike në bulevardin Vlorë-Skelë.

Nga hetimet, rezulton se të dyshuarit kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e një shtetasi, në lagjen “24 Maji” në 21 tetor.

Më datë 20 gusht, në lagjen “Isa Boletini”, kanë tentuar ti vjedhin një shumë parash, një shtetasi. Më datë 18 tetor në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetaseje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA