Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet më e begatë dhe më e lidhur me ekonominë e SHBA-së.
Në fjalën e saj në Asamblenë vjetore të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Kim tha se synohet forcimi i bashkëpunimit Shqipëri-Amerikë në demokraci, mbrojtje dhe në biznes.
“Ka ardhur koha dhe po vijmë në kohën e duhur, ndërsa Shqipëria po merr profil më të lartë në botë. Tashmë keni nisur bisedimet për t’u bërë anëtarë të BE-së. Më ka impresionuar avokimi i bërë nga Doma Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. E di që bisedat mes qeverisë dhe Dhomës kanë qenë të vështirë, shpresoj që bisedimet të vazhdojnë për të”.
Duke folur për reformën në drejtësi, Kim theksoi se kur Gjykatat të jenë të pastra, në Shqipëri do të ketë më shumë investime amerikane. Ambasadorja tha se është e rëndësishme që reforma kundër korrupsionit të zbatohet, në mënyrë që të lulëzojë ekonomia në vend dhe që bizneset amerikane të kenë më shumë besim për të investuar në Shqipëri.
Top Channel