Edhe pse thuhet se ylli i muzikës pop Shakira ka arritur një marrëveshje me Pique-n se ku do të jetojnë fëmijët e tyre duket se gjendja psikologjike e këngëtares nuk është aspak e mirë.
Ka qenë programi ‘Salvame’ ai që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale.
Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakirën. Burimi ka shpjeguar se:
Ajo ishte me dy shoqe dhe ishte në gjendje të keqe. Ajo ishte me tuta, e vërteta është se ishte… kishte një fytyrë të mërzitur dhe që në momentin që mbërriti, fliste në telefon në anglisht. Ajo duhet të ketë kaluar një orë e gjysmë duke folur në telefon. Sapo e mbylli telefonin filloi të qante, nuk donim t’i afroheshim sepse po debatonte me shoqet. Mamaja ime është një fanse e madhe, i thashë ‘Epo, është e pamundur t’i afrohesh për t’i kërkuar një foto’. Po ju them, të gjithë e panë që ishte ajo dhe askush nuk u afrua.
Siç dihet tanimë Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor. Një nga ceremonitë më të paharrueshme të hapjes ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, kur ylli kolumbian Shakira ndezi skenën me këngën e saj “Waka, Waka”. Megjithatë, kritikat që janë drejtuar në Kupën e Botës FIFA 2022 në Katar, kanë rezultuar që disa nga artistët kryesorë të refuzojnë mundësinë për të qenë në ceremoninë e hapjes.
Kolumbiania ka pasur çështjet e saj personale për t’u marrë dhe prania e saj në Kupën e Botës në Katar u kritikua në rrjetet sociale. Mirëpo, sipas ‘El programa de Ana Rosa’, Shakira nuk do të performojë në ceremoni pasi ndryshoi mendje pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.
Top Channel