Kjo është Shqipëria e vitit 2022, ku për shkak të burokracive, një familje mbetet për 4 vite në çadër.
Xhemali Balliut iu shemb shtëpia nga rrëshqitjet e tokës në fshatin Tërbaç, që prej atëherë familjes iu pagua 11 muaj qiraja, më pas fati i tyre është kjo çadër.
Me djalin invalid, vetë po ashtu, Xhemaliu nuk ka asnjë mundësi tjetër jetese.
Por ku qëndron burokracia institucionale? Shërbimi gjeologjik e përcaktoi shtëpinë të pabanueshme.
Dëmshpërblimi u miratua në vlerën e 14 milion lekëve të vjetra, por ky dëmshpërblim nuk mund të akordohet pa një leje ndërtimi.
Në të tilla raste bashkia akordon lejen e ndërtimit pa pagesë, por Xhemaliu nuk ka truall me tapi në fshatin Bradashesh.
E vetmja tokë që ai disponon është në fshatin Tërbaç, por atje toka vijon të rrëshqasë dhe familja rrezikon të groposet e gjallë.
Top Channel