Gjykata e Elbasanit vendosi sot ekstradimin drejt Turqisë të bosit të kriptomonedhave, Faruk Ozer.
Mësohet se Ozer dhe avokati i tij nuk ishin të pranishëm në seancë. Veç këtij vendim, Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën për ndryshimin e gjyqtarit të çështjes, Elis Dine.
Bosi i kriptomonedhave i akuzuar për mashtrim në vendin e tij e ka kundërshtuar ekstradimin.
Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kriptomonedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard dollar pasuri në asete digjitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sociale dhe është larguar nga Turqia.
Për këto arsye shtetasi turk Faruk Fatih Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.
Autoritetet turke të cilat lëshuan Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj ktij, nisën procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.
Top Channel