“Epidemi” divorcesh në Fier i shkakton emigrimi dhe kushtet ekonomike
17/11/2022 12:17
Qindra çifte vendosën t’i japin fund martesës brenda një viti në Fier. Të dhënat nga gjykata e rrethit gjyqësor Fier tregojnë se këtë vit janë depozituar plot një mijë kërkesa për zgjidhje martese.
Sipas avokatit Denid Hajdera në 2022-in ka një rritje të divorceve me 10 për qind edhe për shkak se shume çifte kryejnë divorce fiktive .
Avokatët kanë shpjeguar se divorcet fiktive kryhen pasi bashkëshortet kanë marrë ekspulse në vendet ku kanë emigruar dhe kryejnë në gjykatë divorcin duke ndryshuar gjendjen civile për të rifituar lëvizjen e lire dhe për te emigruar
Përveç emigrimit shkaqet kryesore qe çojnë bashkëshortët ne zgjidhje të martesës janë edhe ato ekonomike.
Top Channel