Babai i 11-vjeçares së përdhunuar nga shoku i tij ka treguar për “Shqipëria Live” detajet e ngjarjes së rëndë.
Me anë të një telefonate ai tregoi se kur ka shkuar në shtëpi e ka gjetur vajzën duke qarë, por se ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
“Ai kishte ardhur këtu tek shtëpia e mbaja me lek me bukë, se mblidhte kanaçe. E njihnim në Sarandë, por rrinte në Tiranë. Kur vij në shtëpi hap derën dhe shoh vajzën duke qarë. Më tha doli gjak. Thash mos është prerë me ndonjë gotë dhe e pash s’kishte gjë. Mos ik nga shtëpia më thotë mua edhe dridhej. Më pas mar nusen në telefon dhe i them kshu, kshu. Nuk më vajti mëndja”, u shpreh babai.
E mitura i ka treguar mamasë së saj se çfarë ka ndodhur me të dhe veprimet që 55-vjeçari Astrit Terolli ka bërë.
“Vajta në lokal të pija kafe dhe kur kthehem e shoh nusen që kishte fytyrë tjetër. Ia kishte thënë vajza të gjitha, pastaj marr vajzën dhe mi thotë të gjitha. Një të vajtur me polici dhe të kapnim atë.Vajza është mirë, me mua është”, shtoi më tej ai.
Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme, ku një 12-vjeçare u përdhunua nga shoku i babait të saj.
Astrit Terolli ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm të miturën, ka kryer abuzimin me dhunë.
55-vjeçari u vu në pranga, pas denoncimit që prindërit kanë bërë në polici.
Top Channel