Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit
Ola dhe Esdakini janë një çift në skenë dhe në shtëpi, ndërsa së fundmi si koreografë të “Dancing with the Stars” treguan “tekat” e VIP-ave.
Ata treguan për “Ftesë në 5” se problemet më të mëdha i kanë pasur me Islin, i cili ka “teka” për sa i përket procesit të punës.
“Të gjithë janë kërkues në gjërat e tyre. Unë kam një person. Ai është Isli. Ka teka në stilin e procesit të punës. Është shumë kërkues. Bëj këtë bëj atë, nganjëherë mërzitet”, u shpreh Esdalini.
“Po është edhe luftë, luftë nervash e muskujsh. Duhet shumë durim. Duhet të punojmë shumë me VIP-at. Sa po vjen e po bëhet me e vështirë. Po i ngarkojmë me koreografi më shumë”, shtoi më tej koreografja.
Ndërsa çifti tregoi se me vonesë në prova kohët e fundit ka nisur të paraqitet Ardit Çuni, por koreografët nuk treguan detajet.
“Arditi këto kohët e fundit ka filluar të vijë me vonesë nuk e di pse”, u shpreh Ola.
Top Channel