Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se paqja në Ukrainë nuk do të ishte e mundur derisa Rusia të tërhiqte trupat e saj.
Sipas tij kjo gjë nuk është ende e mundur, pasi Moska nuk i ka treguar ende shenjat e saj.
“Kam frikë se Rusia nuk është gati të tërhiqet dhe për aq sa nuk tërhiqet, paqja nuk do të jetë e mundur. Është Rusia ajo që duhet të bëjë të mundur paqen, agresori duhet të tërhiqet nëse dëshiron një paqe të qëndrueshme”, tha Borrell.
Kremlini i Rusisë akuzoi Kievin për lëvizjen e shtyllave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta shtyjë Ukrainën drejt diplomacisë.
Sky News shkruan se forcat e presidentit rus kanë pësuar një sërë pengesash në terren, më e fundit është humbja e qytetit jugor të Khersonit.
Rusia që atëherë ka përdorur sulme ajrore që synojnë infrastrukturën energjetike dhe objektiva të tjera civile në pjesë të Ukrainës që ajo nuk i mban.
Top Channel