Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se Sali Berisha ka planifikuar protestë në ditën e samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që do të mbahet më 6 dhjetor.
“Progres-raporti i komisionit për vitin 2022, ajo që sapo shqiptarët panë si një rikthim në kohë shumë vite më parë teksa i njëjti person e njëjta sjellje, e njëta njollë e zezë u mundua të marrë peng kuvendin vulën e demokracisë, në turpin e Kuvendit të Shqipërisë që një ‘non grata’, së fundmi në bashkëpunim me një bashkëpunëtor me ish sigurimin e shtetit të pengojë punën e kuvendit të Shqipërisë. Çdo shtet e mbajnë rregullat dhe ligjet. Dështimi i mitingut dhe planifikimi i mitingut të radhës ditën e samitit të BE me Ballkanin Perëndimor janë ato që shkaktojnë edhe dhimbjet të cilat kthehen këtu pastaj në një formë fyese për secilin prej nesh. Beriosha nuk e do integrimin. A mendoni se do të kishte konsensus politik nga ‘non grata’? Për sa i përket progres raportit, e para katër gjëra zoti Alibeaj mbaj mend për 2022-shin minimalisht mungesë e theksuar profesionaliteti të vish dhe bësh debat dhe të mos thuash që në korrik është mbajtur konferenca ndërqeveritare, janë hapur negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë e dimë që ky proces ka shumë shembuj. Si ka mundësi që nuk ka një deklaratë për këtë? Bedel është kur shkon ushtar në vend të dikujt tjetër, ky është bedel, dhe e rënda është që doni të shkoni ushtarë në luftën e Saliut. Gent Strazimiri pasues I paepur I komandat Sali non gratës doli atje me kobure tek liqeni I Tiranës, duhet të merrni shigjetat shpatat. Shkoni tek Astiri, çuni Fahriut? Edhe e bëtë dëshmor, çuni i Fahriut , shkoni shikoni. Do ju ftojmë të vini, do shkoni të gjithë në Durrës, Saliu dhe Meta e thanë qartë se po u bë t’i harrojmë edhe zgjedhjet në 2029-ën duhet ta bllokojmë”, tha Balla.
Top Channel