Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)

16/11/2022 16:56

Ai që njihej dikur si bebja më i shëndoshë në botë i cili u bë i famshëm pasi e kishin mësuar të tymoste më shumë se 20 cigare në ditë, tashmë nuk njihet më prej transformimit.

Ardi Rizal ishte dy vjeç kur nisi të tymoste cigare në oborrin e shtëpisë së familjes së tij në Sumatra, Indonezi.

Por tashmë pas shtatë vjetësh Ardi duket tërësisht ndryshe pasi ka rënë në peshë dhe ka hequr dorë nga zakonet e tij të pashëndetshme.

I vogli i shëndoshë pinte më parë tre kanace qumësht të kondersuar, ndërsa tani thotë se ushqehet me peshk, fruta e perime të freskëta.

Në një intervistë për CNN ai tha se tymosja e duhanit ishte zakoni më i vështirë për të hequr dorë.

“Ishte shumë e vështirë të ndaloja, kur nuk pija duhan kisha gojën e hidhur dhe nuk ndjehesha mirë”.

“Por tani jam i lumtur, ndjehem mirë dhe me trupin të freskët”.

Me ndërhyrjen e qeverisë dhe të një specialisti prindërit e Ardit arritën ta largonin atë nga nikotina.

Nëna e tij Diana thotë se i vogli inatosej sa herë nuk e lejonin të pinte cigare dhe nuk ia vinte veshin paralajmërimeve të nënës së ‘do të vdiste’ prej tymosjes.

“Ai përplaste kokën në mur, bëhej si i çmendur nëse nuk i jepje cigare”, thotë Diana.

Asokohe thuhej se Ardi nisi të tymoste kur babai i dha një cigare për herë të parë pa mbushur 2 vjeç.

Por tani me ndihmën e specialistëve, fëmija ka hequr dorë nga varësitë dhe po merr nota të mira në shkollë.

FOTO GALERI
1/7
Bebja më i shëndoshë në botë qe u bë i famshëm pasi e kishin mësuar të tymoste, tashmë nuk njihet më prej transformimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA