Shqipëria luan një miqësore luksi në Air Albania teksa pret Italinë. Me ndeshjen që starton në orën 20:45, atmosfera ka nisur të nxehet jashtë stadiumit me tifozët që kanë nisur grumbullimin dhe duken të karikuar.

Në rrugët e Tiranës mund të shihet fare mirë dëshira e tifozëve për këtë ndeshje miqësore teksa nuk mungojnë këngët patriotike. Vlen të theksohet se shumë tifozë kanë ardhur nga jashtë kufijve për të ndjekur kuqezinjtë në stadiumin Air Albania.

Ndërkohë, tifozët nisen për në stadium teksa dhurojnë spektakël në rrugë./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA