Rrezikoi të përplaste të moshuarin në vijat e bardha dhe e dhunoi, shoqërohet në polici 46-vjeçarja

16/11/2022 10:07

46-vjeçarja e cila nuk respektoi rregullat e qarkullimit dhe më pas dhunoi një të moshuar në Tiranë është shoqëruar në komisariat.

Ajo nuk ndaloi në vizat e bardha dhe rrezikoi jetën e të moshuarit, më pas doli nga makina dhe i vuri duart  në fyt.

Pamjet e rënda kanë qarkulluar në rrjete sociale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se: Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe. Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA