Sulmi vdekjeprurës i raketave në Poloni shkaktoi shqetësime të mëdha në të gjithë Perëndimin.

Ishte hera e parë gjatë luftës në Ukrainë që një vend i NATO-s ishte goditur dhe kishte potencialin të çonte në pasoja shkatërruese.

Kjo për shkak se parimi themelor i NATO-s është se një sulm ndaj një vendi anëtar konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve, siç përshkruhet në nenin 5 të traktatit.

Nëse raketat që goditën Poloninë do të ishin lëshuar nga Rusia, mund të konsiderohej një sulm i armatosur, edhe nëse objektivi i synuar do të ishte Ukraina.

CNN shkruan se hakmarrja nga pjesa tjetër e NATO-s nuk do të ishte automatike, por vendet do të ishin të detyruara nga traktati të merrnin çfarëdo veprimi që ata e konsideronin “të nevojshëm” për të mbështetur Poloninë.

Në skenarin më ekstrem, kjo mund të kishte çuar në një sulm të NATO-s ndaj Rusisë dhe një përshkallëzim pothuajse të paprecedentë të luftës.

Neni 5 është aktivizuar vetëm një herë më parë, në emër të SHBA-së pas 11 shtatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA