Video/ Raketa më e fuqishme e NASA-s nis misionin historik në Hënë: Kapitull i ri në eksplorimin njerëzor hënor!

16/11/2022 08:42

Agjencia amerikane e hapësirës lëshoi nga Cape Canaveral i Floridës raketën më të fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë.

Artemis, 100 metra e gjatë, u ngrit në qiell në një përzierje të mrekullueshme drite dhe zëri, shkruan BBC.

Objektivi i saj ishte të lëshonte një kapsulë astronautësh në drejtim të Hënës. Anija kozmike, e njohur si Orion, është pa ekuipazh në këtë fluturim, por nëse gjithçka shkon siç duhet, do të ketë njerëz në bord për misionet e ardhshme që synojnë sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës.

Fluturimi i sotëm pason dy përpjekje të mëparshme të dështuara nisjeje në gusht dhe shtator, të cilat u ndërprenë për shkak të defekteve teknike. Këto të fundit tashmë, me sa duket, janë kapërcyer, dhe Sistemit të Nisjes Hapësinore, siç quhet ndryshe raketa, iu dha drita jeshile e lëshimit  nga Qendra Hapësinore Kennedy.

“Është flaka më e madhe që kam parë ndonjëherë, dhe goditja me ë fuqishme akustike që ka dëgjuar”, u shpreh administratori i NASA-s, Bill Nelson, që asistoi në momentin e lëshimit. Momenti i nisjes së Artemis është mjaft domethënës, duke pasur parasysh në muajin dhjetor, NASA kremton 50-vjetorin e Apollo 17, hera e fundit që njerëzit ecën në Hënë. Jo më kot programi i ri u quajt Artemis, apo Artemida, që në mitologjinë greke ishte motra binjake e Apollonit.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA