Njerëzit habiten kur kuptojnë më në fund përse shohim drita apo ‘ngjyra rrotulluese’ kur mbyllim sytë (fotot)

16/11/2022 21:14

Trupi ynë punon në mënyra të mahnitshme, të pakuptueshme madje nganjëherë dhe “të neveritshme”.

Kështu dhe sytë e njeriut si një nga organet më interesante që na japin pamjen e botës së jashtme, vijojnë të punojnë edhe kur ne i mbyllim kapakët.

Dhe shumë nga ne në varësi të gjendjes shpirtërore, kur mbyllim sytë shikojnë një seri ngjyrash vezulluese ose rrotulluese, në një fenomen që habit prej kohësh përdoruesit e internetit.

Studiuesit dritat vezulluese (si për shembull ato që na shfaqen kur na qëllojnë papritur me shuplakë) i quajnë fosfene, dhe janë në fakt rezultat i stimujve mekanikë ose presionit që ndjejnë sytë kur mbyllen.

Sipas qendrës mjekësore Wexner Medical Centre, retina e syrit tonë gjeneron fosfene që me anë të stimujve, shndërrohen në sinjale elektrike dhe kalojnë në tru.

Ky loj informacioni vizual që shkon në trurin tonë është interpretuar në një postim në Reddit , që rezultoi mjaft i pëlqyer me përdoruesit.

Meqë jemi në temën e syve, në një tjetër zhvillim thuhet se këtë vit studiuesit njoftuan instalimin e një “syri bionik” te një grua e verbër duke e bërë të shikonte.

Kompania franceze Pixium Vision i vendosi implantin gruas 88-vjeçare dhe aj nisi të dallonte sinjale në syrin e verbër.

Si jesë e procedurës asaj iu vendos një mikroçip në retinë deh mbante syze të veçanta me kamera, të lidhura me një mini-kompjuter që e mbante në brez.

FOTO GALERI
1/3
Shumë nga ne në varësi të gjendjes fizike ose shpirtërore, kur mbyllim sytë shikojnë një seri ngjyrash vezulluese ose rrotulluese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA