Banorët e fshatit Bërxullë prej më shumë se një muaj protestojnë për të mbrojtur tokat e tyre, të cilat preken nga koncesioni Thumanë-Kashar.
Këtë të mërkurë ata u afruan pranë zyrës së kryeministrit që të dëgjohet zëri i tyre, pasi pretendojnë se po u grabiten tokat.
Edhe opozita e cila shfaqet kur protestojnë qyetarët, nuk është parë të mbështesë banorët e Bërxullës, të cilët kërkojnë pezullimin e punimeve që po kryhen në mënyrë të paligjshme kompania Gener2.
“Edhe pushtetarët dhe opozita janë të lidhur të tre palët me koncesionin, marrin fitime, miliara ka për të gjithë, vetëm për popullin nuk ka.”
“Në kemi pësuar zhgënjim nga çdo parti në pushtet, asnjë parti nuk na ka ardhur që të na japë një shpresë”
“Ne na kërkojnë në protestë, te ne nuk vijnë”- shprehen ata ndër të tjera.
Opozita duket se i mbeshtët protesta në mënyrë selektive. Por banorët e Berxullës edhe pse të vetëm janë të vendosur se nuk do t’i leshojnë pronat e tyre pa u kompensuar me çmimin e tregut.
Top Channel