Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari. Flasin miqtë: Ishte gjithmonë i qeshur, i përkushtuar në punë Kontejnerë të kontaminuar dhe qindra kilogramë lëndë narkotike të kapura gjatë dy viteve të fundit në Durrës kanë vënë në alarm strukturat ligjzbatuese në vend.
Çdo kontejner frigoriferik e mallrash po i nënshtrohet çdo ditë kontrolleve të imëta në territorin e terminalit të kontejnerëve në portin detar të Durrësit.
Task-Forca që vepron në Portin e Durrësit dhe strukturat e tjera, përfshirë dhe SPAK e Byronë Kombëtare të Hetimit ushtrojnë prej ditësh kontrolle fizike në kontejnerët e importuar dhe që ndodhen në territorin e portit.
Rasti i fundit kur në një kontejner të konsideruar të pastër nga skaneri u gjet lëndë narkotike brenda arkave me banane Banaking të ardhura për llogari të kompanisë Zico sh.a., rast ky i përsëritur, i ka vënë në lëvizje strukturat për kontrolle të imëta fizike të ngarkesave dhe strukturës së kontejnerëve.
Ndërkohë e gjithë kosto kohore dhe financiare e këtyre kontrolleve po përballohet nga kompanitë shqiptare dhe kosovare pritëse të mallit.
Për çdo kontejner të shkarkuar e ngarkuar kosto që i faturohet klientit shkon në rreth 350 euro, faturë kjo që më pas kompanitë e reflektojnë në çmimin e produkteve dhe rënduar më tej konsumatorët si hallka e fundit e zinxhirit.
Top Channel