Ka përfunduar me një të plagosur me thikë, konflikti mes disa të rinjve në Korcë.
Burime zyrtare të policisë tha se 27 vjecari me inicialet A.H. ka mbëtur i plagosur me thikë, mbrëmjen e djeshme, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona.
Mësohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi me inicialet R. I, tashmë në kërkim, ka goditur me thikë 27-vjecarin me inicialet A. H, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e kryera rezulton se në konflikt kanë qenë të pranishëm edhe shtetasit A. A. dhe E. L., të cilët nuk kanë njoftuar organet e Policisë, për ngjarjen e ndodhur, dhe për pasojë janë shpallur në kërkim për “Moskallëzimi të krimit”.
Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.
Top Channel