Vrapimi në një maratonë nuk është i lehtë dhe kërkon angazhim dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Pa dyshim, njerëzit që vrapojnë konsiderohen si disa nga atletët më të kujdesshëm për shëndetin. Megjithatë, një vrapues kinez, i njohur gjithashtu si ‘xhaxhai Chen’, është bërë viral për pirjen e cigareve ndërsa ai garonte në një maratonë.
Ne të gjithë e dimë se pirja e duhanit pengon performancën e vrapimit. Nëse pini duhan, merrni më pak oksigjen në zemër, mushkëri dhe muskuj, duke e bërë mjaft të vështirë vrapimin.
Pavarësisht kësaj, 50-vjeçari Chen përfundoi maratonën Xin’anjiang në Jiande, Kinë ndërsa pinte duhan gjatë gjithë garës prej 42 kilometrash.
Ai e përfundoi maratonën në tre orë e 28 minuta, ndërsa përfundoi në vendin e 574-të në total nga afro 1500 vrapues që garuan.
Fotot fillimisht u bënë virale në Weibo, një aplikacion kinez i mediave sociale.
Ndërkohë, edhe organizatorët e eventit festuan arritjen e tij. Fotografitë e Chen janë bërë virale në të gjithë rrjetet sociale. Disa bënin shaka për këtë ndërsa të tjerë thanë se akte të tilla përcillnin një mesazh të gabuar.
Top Channel