Shumë qeveri evropiane janë të shqetësuara për rritjen e përdorimit të ‘gazit për të qeshur’ tek të rinjtë.
Qeveria holandeze po ndalon përdorimin e oksidit të azotit, i njohur zakonisht si gazi për të qeshur, mes shqetësimeve mbi rreziqet shëndetësore për numrin në rritje të të rinjve që e përdorin atë.
Ndalimi, i cili fillon në janar, e bën të paligjshme blerjen, shitjen ose zotërimin e gazit. Megjithatë, autoritetet thonë se ende mund të përdoret për qëllime mjekësore dhe në industrinë ushqimore.
Qeveria shpreson gjithashtu se ndalimi do të zvogëlojë numrin e aksidenteve të trafikut rrugor që përfshijnë drogën. Sipas monitorit të sigurisë rrugore, ky gaz ka luajtur një rol në 1800 aksidente në të gjithë Holandën gjatë tre viteve të fundit.
Shpesh ky gaz përdoret në kombinim me droga të tjera si MDMA (ekstazi) ose ketamina dhe shitet kryesisht në bombola të vogla metalike, të cilat zbrazen në balona para se të thithen.
Më shumë se 37% e frekuentuesve holandezë në festa përdorin gaz për të qeshur rregullisht, kryesisht të rinj.
Por ka shqetësime serioze për ndikimin që ilaçi i tipit depresiv ka në tru dhe reagimin e trupit. Përdorimi i shpeshtë i rregullt mund të çojë gjithashtu në një mungesë vitamine që mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm nervor dhe paralizë.
Top Channel