Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që Rusia të mbahet përgjegjëse për pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë edhe pagesën e dëmeve.
Votimi në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishte 94 me 14 me 73 abstenime.
Ky ishte niveli më i ulët i mbështetjes nga pesë rezolutat lidhur me Ukrainën të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme që nga pushtimi i Rusisë.
Rezoluta e ka të nevojshme të krijojë një mekanizëm ndërkombëtar për kompensimin e dëmit, humbjes ose dëmtimit gjatë luftës në Ukrainë.
Vendet anëtare të asamblesë, në bashkëpunim me Ukrainën pritet të krijojnë një “regjistër ndërkombëtar”, i cili do të ketë dokumenta dhe informacione mbi dëmet, humbjet ose dëmtimet e ukrainasve e qeverisë të shkaktuara nga Rusia.
“Rusia duhet të mbajë pasojat ligjore të të gjitha veprimeve të saj të paligjshme ndërkombëtare, duke përfshirë kompensimin për dëmtimin, përfshirë çdo dëm, të shkaktuar nga akte të tilla“, shton Rezoluta.
E drejta e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh ka bllokuar organin më të fuqishëm të OKB-së që të ndërmarrë veprime, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese, por ato kanë peshë politike.
Top Channel