Macron: Franca dhe Kina janë “të vendosura” për t’i dhënë fund përshkallëzimit të luftës në Ukrainë

15/11/2022 09:49

Bashkëpunimi i ngushtë midis Francës dhe Kinës është çelësi për tejkalimin e pasojave të luftës në Ukrainë, tha presidenti francez Emanuel Macron.

Lideri francez dhe presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilluan një takim në samitin e liderëve të G20 në Bali. 

Gjatë bisedimeve, të dy udhëheqësit konfirmuan qëndrimin e tyre të vendosur për parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore në luftë dhe diskutuan financimin e shteteve më të cënuara.

“Përfundimi i përshkallëzimit dhe përballja me pasojat e luftës në Ukrainë, duke mbështetur ekonomitë më të cënueshme, duke dekarbonizuar ekonomitë tona dhe duke vepruar për të mbrojtur biodiversitetin: Franca dhe Kina janë të vendosura“, shkroi Macron në Twitter.

Samiti vjetor, që po zhvillohet në Bali, vjen pasi vendet e G20 janë të ndara për veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë rritur çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në samit në një video se tani ishte koha për të ndaluar luftën e Rusisë në vendin e tij “drejtësisht dhe në bazë të kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA