Rezultatet e testeve te inteligjencës (IQ) dhe testet SAT nëpër shkolla me fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, treguan se fëmijët e ushqyer sipas kërkesës së tyre shoqërohen me rezultatet IQ më të larta.

Studimi është kryer nga hulumtuesit në Institutin për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (ISER) në Universitetin e Essex dhe në Universitetin e Oksfordit.

Megjithatë, studiuesit kërkojnë të bëhet kujdes në interpretimin e rezultateve. Duke marrë parasysh një gamë të gjerë të faktorëve ne sfond që përfshijnë nivelin arsimor te prindërve, të ardhurat familjare, seksin e fëmijës dhe moshën, shëndetin e nënës dhe stilet prindërore, hulumtimet konstatojnë se të ushqyerit sipas kërkesës së fëmijës është i lidhur me rezultatet IQ më të larta në moshën 8 vjeç dhe ky dallim është gjithashtu i dukshëm në rezultatet e testeve SAT në moshën 5, 7, 11 dhe 14 vjeç.

Studimi gjeti se te ushqyerit e planifikuar ka pasur përfitime për nënat, te cilat raportuan ndjenja të larta të besimit dhe nivele të larta të mirëqenies. Ky hulumtim u bazua në një shkallë të gjerë të dhënash; probabiliteti që këto të jenë rezultate të gabuara apo të rastësishme është shumë i ulët. Megjithatë, ky është studimi i parë dhe i vetëm në llojin e vet dhe kërkime të mëtejshme janë të nevojshme para se ne mund të themi kategorikisht se si ju ushqeni fëmijën tuaj ka një ndikim afatgjatë mbi IQ apo arritjet akademike të tij apo të saj.

Të gjithë prindërit në botë mundohen ta ushqejnë fëmijën në mënyrën më të mirë e të shëndetshme, mirëpo ka shumë faktorë që ndikojnë në gjatësinë e njeriut siç janë aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, përkujdesja e të tjera. Disa nga ushqimet që ndikojnë pozitivisht në gjatësinë e fëmijës suaj janë vezët.

Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Papritmas fëmija juaj nuk e konsumon më pjatën e tij të preferuar?! Mos u shqetësoni dhe mos u dëshpëroni, ky është një rast shumë i zakonshëm në fazën e zhvillimit të një fëmije dhe është krejtësisht normale.

Agata Ashindu, eksperte e ushqyerjes së fëmijëve, zbuloi disa nga arsyet e mundshme për këtë situatë dhe këshilloi prindërit se si të merren me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA