Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se sulmet ruse të së martës tregojnë qëndrimin e Rusisë për çdo negociatë të mundshme të paqes.
“Raketat ruse po vrasin njerëz dhe po shkatërrojnë infrastrukturën në të gjithë Ukrainën” tha Kuleba në Twitter .
Mes raporteve për sulme me raketa ruse në vende të shumta anembanë Ukrainës, Kuleba shtoi: “Kjo është ajo që Rusia duhet të thotë për çështjen e bisedimeve të paqes. Mos i propozoni Ukrainës të pranojë ultimatumet ruse! Ky terror mund të ndalet vetëm me forcën e armëve tona.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky më herët të martën përshkroi një plan paqeje prej 10 pikash për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës në një fjalim me video para udhëheqësve të G20 në Bali, Indonezi.
Top Channel