Irina Shayk dukej mjaft elegante me fundin e saj të ngushtë në një sfilatë mode në eventin Swarovski në New York të hënën në mbrëmje.

Supermodelja, 36 vjeçare zgjodhi të vishte një kombinim bardhë e zi për të krijuar frymën e festave, me temën e bizhuterive në “The Mark Hotel”.

Bukuroshja shkëlqente mes yjeve të tjerë që ishin të pranishëm. Modelja Shayk u takua edhe me shoqen e saj të ngushtë dhe modelen Emily Ratajkowski.

Ajo veshi një bluzë të bardhë të thjeshtë që ishte e futur tek një fund i zi i stilit sirenë që tregonte belin e saj të hollë.

Për një prekje elegante në pamjen e saj, ish-modelja e rroba banjove të revistës “Sports Illustrated” shtoi një palë doreza të zeza me gjatësi deri tek bërryli.

Irina veshi edhe një palë çizme të zeza me majë të mbyllura për të qëndruar ngrohtë në temperaturat e ftohta të vjeshtës. Grimi i saj ishte klasik, me vetulla të zeza dhe një buzëkuq mat me ngjyrë nude.

Pjesa e hyrjes së eventit ishte bërë nga kristale Swarovski në ngjyrë kafeje, ndërsa çatia ishte zbukuruar me tekstil me fije qelqi të skalitur me dorë dhe pluhur kristali.

Arrëthyesit dhe kristalet krijuan një shfaqje tërheqëse për të ftuarit e shumtë të pranishëm. Drejtoresha aktuale e Swarovski, Giovanna Engelbert, foli për frymëzimin e saj:

“The Mark Hotel” është një ikonë e qytetit të New York-ut dhe ne jemi shumë të kënaqur që sjellim vizionin e gëzimit të pushimeve të Swarovski-t në këtë hotel prestigjioz. Për mua, keku me xhenxhefil ngjall mrekulli fëminore, duke na frymëzuar të ëndërrojmë, kështu që ka qenë një kënaqësi e madhe të dizenjosh një përvojë që do të ndezë imagjinatën e njerëzve në këtë periudhë magjike të vitit.

Rikujtojmë se, Bradley Cooper dhe Irina Shayk u duk se konfirmuan se romanca e tyre ishte rikthyer teksa u panë gjatë një shëtitje romantike në Nju Jork të hënën. Aktori, 47, dhe supermodelja, 36, të cilët fillimisht ishin në lidhje mes viteve 2015-2019 dhe kanë një vajzë, nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit ndërsa ecnin krah për krah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA