“Hakmarrje” për raundin e fundit të sanksioneve, Rusia ndalon 100 kanadezë të hyjnë në territoret e tyre

15/11/2022 08:53

Rusia ka ndaluar hyrjen për 100 kanadezë në shenjë hakmarrjeje për përjashtimin nga vendi të qytetarëve rusë.

Situatë e cila ishte vala e fundit e një serie të gjatë dëbimesh, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se kanadezët e shtuar në listën e saj të sanksioneve përfshinin zyrtarë dhe liderë biznesi.

Gjithashtu në atë listë u përfshinë personat e përfshirë në strukturat e medias dhe financimeve, që janë të përfshirë drejtpërdrejt në formimin e një kursi agresiv anti-rus.

Lista përfshinte Danielle Smith, kryeministre e provincës Alberta, menaxherë në Volatus Aerospace Corp, një pjesë të vogël të korrespondentëve në transmetuesin publik CBC dhe disa anëtarë të Fondacionit Kanada-Ukrainë.

Në listë ishin edhe politikanë të tjerë, komentues, industrialistë dhe aktivistë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA