Kryetari i bashkisë së Kievit konfirmoi goditjet në një lagje të tyre, pasi sirenat e sulmit ajror filluan të bien në të gjithë Ukrainën.

Sulmet janë raportuar në Melitopol, rrethin Nikopol të rajonit Dnipropetrovsk, Lviv, Kharkiv dhe Zhytomyr.

Në Nikopol, guvernatori Valentyn Reznichenko deklaroi se shpërthimet u dëgjuan më shumë se 60 herë në ndërtesat e larta, shtëpitë dhe linjat elektrike.

Deri më tani nuk është raportuar për viktima pavarësisht numrit të lartë të shpërthimeve.

“Vala e shpërthimit në shtëpinë fqinje rrëzoi dritaret në katin e katërt. Ambulancat, zjarrfikësit dhe policia shkuan menjëherë atje”, tha kryebashkiaku i Melitopol, Ivan Fedorov.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA