Fermerët lyejnë lopët me ‘vija zebre’ për të shmangur pickimet e mizave, sipas studimit (fotot)

15/11/2022 21:01

Evolucioni i zebrave për të pasur vija bardhë e zi në trupin e tyre duket se ka pasur një qëllim të caktuar pasi sipas studimeve të fundit, insektet parazitë nuk me këtë pamje nuk arrijnë të dallojnë lëvizjet e kafshëve bovine.

Duke parë këtë, ishin studiuesit japonezë që të parët pikturuan motive në formë zebre te lopët, për të zbuluar se pickimet e bezdisshme të mizave ishin të paktën përgjysuar.

Idea supozon se vijat në trup disorientojne sistemin e zbulimit të lëvizjes të përdorur nga insektet, me të cilin ato kontrollojnë qasjen e afrimit në tokë.

Në studimin e tyre shkencëtarët pikturuan gjashtë lopë japoneze me vija bardhë e zi, dhe krahasuan qasjen e insekteve me lopët e papikturuara për tre ditë.

Ata observuan nëse lopët bënin sjelljet e tyre të zakonshme për të larguar mizat si përplasja e thundrave, lëvizja e bishtit apo sjellje të tjera për të larguar insektet.

Ata zbuluan se provat e pickimeve të mizave në individët e pikturuar me viza ishin reduktuar me 50%. “Ne zbuluam gjithashtu se reduktimi i pickimeve të mizave koinçidonte me reduktimin e sjelljeve difensive nga lopët”.

Aktualisht industria e gjedhëve përdor pesticide për të luftuar pickimet e mizave por studimi mund të sjellë një metodë të re, ndoshta më pak të kushtueshme, dhe pa përdorur kimikate në mbrojtjen e kafshëve, thuhet në studim.

FOTO GALERI
2/4
Ata zbuluan se provat e pickimeve të mizave në individët e pikturuar me viza ishin reduktuar me 50%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA