Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë.

Punonjës të kompanisë që ka të drejtën e vendosjes së traut nisën punimet pasditen e së hënës. Por ashtu si dhe herën e parë këto punime u ndaluan nga Bashkia Divjakë për mungesë dokumentacioni.

Sipas informacioneve të mara trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Këtë të martë ata protestuan.

Ky vendim për bizneset e zonës është një rëndesë më e madhe pasi vizitorët që vinë në park janë më shumë ditor dhe Divjaka nuk bën pjesë në turizmin elitarë.

Sipas tyre çdo lloj tarife do rëndojë vizitorin pasi në Divjakë do paguash për të hipur te kulla, për të shëtitur me varka, për të bërë guida me biçikletë, etj.

Këtë vendim më herët e ka kundërshtuar dhe deputeti i zonës Erion Braçe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA