16/11 16:32
Teksa na ndajnë pak javë nga ardhja e Krishtlindjeve, atmosfera ka mbërritur tashmë në Kiev, aty ku çdo gjë është shkatërruar nga lufta.
Infrastruktura e shkatërruar dhe sirenat e luftës, nuk e kanë penguar bashkinë që të instalojë dritat e Krishtlindjeve në kryeqytet.
Sikurse duket edhe në pamje, punëtorët po vendosin drita dhe zbukurime në vend, të cilat do të presin edhe vitin e ri 2023, me shpresën se lufta do të mbarojë.
Rusia aktualisht ka përqendruar luftën në Ukrainën lindore, por pavarësisht tërheqjes nga Kievi, shpërthimet ende trondisin kryeqytetin, duke vrarë civilë e duke dëmtuar rëndë infrastrukturën.
Top Channel