Shqiptari që drejtonte një dyqan me të brendshme luksoze në në Princes Avenue, Hull, është dënuar me katër vjet e 10 muaj burg, pasi policia zbuloi drogë në furnizimin e tij të bizneseve.

Mediat vendase shkruajnë se në burg u la Oltion Ademi, pronar i dyqanit të të brendshmeve ‘Sensh’ dhe dyqanit të suplementeve ‘It’s Organic’. Ai fitonte në mënyrë të paligjshme shuma të konsiderueshme parash nga përfshirja më ‘biznesin’ me kokainë dhe kanabis, tha Gjykata e Hull Croën.

38-vjeçari pranoi se posedonte kokainë me qëllim furnizimin. Prokurori i çështjes tha se Ademi ishte shtetas shqiptar, por jetonte në këtë vend për më shumë se 20 vitesh, kohë gjatë së cilës kishte arritur të ngrinte dy biznese.

Ai u zbulua në qershor, kur policia gjeti në tualetin e një zyre gjashtë pako me kokainë me peshë 133 g, tek të cilat u gjetën gjurmët e gishtave të Ademit.

Po ashtu, policia gjeti 1000 £, një peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe çanta vetëvulosëse. Vlera e kokainës ishte 5100 £.

Brenda një furgoni madje u zbuluan shumë sende që kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit, përfshirë 19 drita, 90 transformatorë, çarçafë të zinj, vazo bimësh, plehrash, si dhe pllaka. Ademi pranoi se merrej me furnizimin e rreth 14 kg kanabis.

Shqiptari nuk ishte i dënuar me parë dhe ishte i martuar prej pesë vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA