2-vjeçari vdiq si pasojë e mykut të tepërt në një shoqatë strehimi, familja akuzon se racizmi ka ndikuar

15/11/2022 16:10

Aaab Ishak vdiq në moshën dy vjeçare si pasojë e ekspozimit të tepërt ndaj mykut në banesën e shoqatës ku jetonte, por familja akuzon shoqatën se racizmi ka ndikuar.

2-vjeçari nga Sundai jetonte së bashku me familjen e tij si azilkërkues në shoqatën ‘Rochdale Boroughwide Housing’ në Mretërinë e Bashkuar. Por familja e tij akuzon shoqatën për racizëm duke thënë se nuk kanë asnjë dyshim se ata u trajtuan në këtë mënyrë , mes mykut, vetëm sepse nuk ishin nga ky vend.

Mjekja ligjore tha se ai ndërroi jetë si rezultat i gjendjes të rëndë të frymëmarrjes të shkaktuar për shkak të ekspozimit të zgjatur ndaj mykut në mjedisin e shtëpisë dhe veprimet për trajtimin dhe parandalimin e mykut nuk u ndërmorën.

Ajo shtoi se banesa e shoqatës nuk kishte kushte normale të jetesës, gjë që çoi në lagështi të tepërt dhe kondensim.

“Ne nuk mendojmë se ‘Rochdale Boroughwide Housing’ në fakt kujdeset për ne. Ne kemi një mesazh për ju, ndaloni diskriminimin, ndaloni së qeni racist, ndaloni ofrimin e trajtimit të padrejtë për njerëzit që vijnë nga jashtë të cilët janë refugjatë ose azilkërkues, ndaloni strehimin e njerëzve në shtëpitë që ju e dini se janë të papërshtatshme për banim njerëzor,” thanë familjarët e vogëlushit.

“Ne nuk e kuptuam nivelin e rrezikut për shëndetin e një djali të vogël nga myku në shtëpinë e familjes. Ne lejuam një proces të dëmtimit ligjor, i përdorur gjerësisht në sektorin e strehimit, për të penguar trajtimin e menjëhershëm të mykut,” tha shefi ekzekutiv i shoqatës së strehimit.

Babai i Awaab, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar si azilkërkues nga Sudani në korrik 2015.
Ai ndoqi veprime ligjore dhe policia tha gjithashtu se shumë prona të kësaj shoqate kishin gjithashtu lagështi dhe myk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA