Zelensky shkon në Khersonin e çliruar, qytetarët duartrokasin: Ky është fillimi i fundit të luftës

14/11/2022 13:41

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi paraditen e së hënës qytetin e Kherson disa ditë pasi u çlirua nga trupat ukrainase.

Ai u prit përzemërsisht nga banorët , ndërsa ushtarëve iu tha se Ukraina është “duke ecur përpara” dhe gati për paqe.

Zelensky tha se tërheqja ruse nga Kherson  është në fakt “fillimi i fundit të luftës”.  Humbja e Khersonit, i pushtuar që në fillim të luftës, është një pengesë e madhe për Rusinë. Rusia e kishte shpallur atë qendër administrative të rajonit Kherson të aneksuar ilegalisht dhe ishte i vetmi kryeqytet rajonal që u pushtua. Tashmë Kherson, në një nga sukseset kryesore të hershme të Rusisë në luftë, është fitorja më e madhe e Ukrainës  në gati 9 muaj luftë.

Por pas tërheqjes ruse, autoritetet ukrainase thonë se po gjejnë prova të torturës dhe mizorive të tjera.

Në fjalimin e tij të natës të dielën, Zelenskyy tha se “hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte “.

Fundi i pushtimit tetë-mujor rus të qytetit Kherson ka ndezur ditë festimesh, por gjithashtu ka ekspozuar një emergjencë humanitare, me banorët që jetojnë pa energji dhe ujë dhe mungesë ushqimi dhe ilaçesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA