Policia turke pohoi se ka vënë në pranga një grua siriane, si të dyshuarën kryesore për vendosjen e një bombe që vrau të paktën gjashtë persona në qendër të Stambollit të dielën.
Autoritetet në Ankara pretendojnë se ajo është rekrutuar nga kurdët, por Forcat Demokratike siriaine të drejtuara prej kurdëve mohuan menjëherë çdo rol në ngjarjen e rëndë.
Njerëzit tanë nuk kanë asnjë lidhje me shpërthimin e Stambolli, deklaroi kreu i SDF-së së mbështetur nga SHBA-, por të konsideruar organizatë terroriste nga Turqia. Policia turke shpërndau pamjet e momentit të arrestimit të të dyshuarës.
21 persona të tjerë, të dyshuar për lidhje më te janë prangosur gjithashtu. Autoritetet turke e lidhën shpejt rastin me PKK-në, dhe janë të bindur se udhëzimet për bombën kanë ardhur nga veriu i Sirisë, nga Kobani, zonë ku vepron krahu i armatosur i këtij grupimi.
PKK-ja që lufton për një shtet të pavarur kurd ka zhvilluar një fushatë terrori 40 vjeçare kundër Turqisë që ka çuar në vdekjen e 40.000 personave, por që prej shtatorit 2019, kur 7 persona u vranë e 10 të tjerë u plagosën në provincën Diyarbakir, nuk kishte pasur më episode të tilla.
Në qytetin e Adanas, zyrtarë qeveritarë dhe pjesëtarë të familjes ishin mbledhur në aeroport për të pritur trupat e pajetë e Yusuf Meydan, 34 vjeç dhe vajzës së tij Ecrin, 9, që u vranë nga shpërthimi teksa bashkëshortja e tiuj gjendej brenda një dyqani.
Duke qarë, ajo puthte fotografitë e tyre, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa kërkonte si kujtim një tufë flokësh të së bijës.
Pesë nga të plagosurit janë në reanimacion, dy prej tyre në gjendje më të rëndë; 55 nga të lënduarit janë dërguar tashmë në shtëpi ndërsa 26 të tjerë mbeten të shtruar të spitale te ndryshme të zonës.
Top Channel