Shkatërrohet 4 vite nga ndërtimi! Rruga Elbasan-Cërrik ka pësuar dëmtime në të 23 kilometrat e saj
14/11/2022 15:18
I inauguruar vetëm 4 vite më parë, aksi rrugor Elbasan-Cërrik ka pësuar dëmtime në të gjithë gjatësinë prej 23 km, duke u kthyer në problem për drejtuesit e mjeteve.
Asfalti ka pësuar ngritje të një lartësie jo të vogël ç’ka dëmton mjetet, por edhe kthehet në burim aksidentesh.
Miliona lekë të hedhura në rrugë që dëmtohen për një kohë të shkurtër dhe askush nuk mban përgjegjësi për punimet pa cilësi. Investimi aq shumë i kërkuar nga banorët shkoi dëm.
Top Channel