Raporti për Shqipërinë, FMN: Ekonomia po rritet, ‘Paqja Fiskale’ rrezik për administrimin tatimor FMN nuk sheh dritë jeshile në fund të tunelit, të paktën jo për momentin.
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, perspektiva globale ekomomike është edhe më e zymtë se parashikimet e muajit të kaluar.
Arsyet kryesore për këtë situatë mbeten inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Shqetësimi im është një fragmentim i thelluar në ekonominë botërore. Mund të jemi duke ecur në gjumë në një botë që për rrjedhojë, është më e varfër dhe më pak e sigurt se përpara“, tha Kristalina Georgieva.
FMN-ja e uli në tetor parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, në një kohë kur më parë ky parashikim kishte qenë 2.9%.
Treguesit më të fundit, sipas këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar, konfirmojnë se se perspektiva është edhe më e zymtë, e kjo vlen sidomos për Europën.
“Sfidat, me të cilat po përballet ekonomia globale, janë të mëdha, dhe indikacionet ekonomike tregojnë sfida të tjera përpara”, thuhet në deklaratën e FMN-ja, në të cilën theksohet gjithashtu se mjedisi aktual i politikës është “jashtëzakonisht i pasigurt”.
Përkeqësimi i krizës energjetike në Evropë do ta dëmtonte rëndë rritjen ekonomike dhe do të rriste inflacionin, paralajmëroi huadhënësi i madh global.
Top Channel