Listë e re përgjimesh në Greqi. Emrat e politikanëve e gazetarëve që u përgjuan me “predator”

14/11/2022 12:11

Për herë të dytë brenda një javë gazeta opozitare ‘Documento’ në numrin e saj të së dielës publikon një listë të re me emrat e 38 personave politikë, gazetarë etj që duket se janë përgjuar me softwerin e ndaluar Predator dhe atmοsfera politike në vend është ndezur përsëri.

Sipas saj në listën e përgjimit, e dyta pas asaj me 33 emra javën e kaluar, janë dy ministrat e Shtetit, ndihmësat kryesorë të kryeministrit Mitsotakis, zv/ministri i jashtëm, bashkëpunëtorë të zyrës kryeministrore etj.

Në të njëjtën kohë edhe gazeta ‘To Vima’ e së dielës, deri para disa ditësh mbështetëse e qeverisë konservatore, publikon të dhëna se si është përgjuar ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias, fakt që sipas saj konsiderohet i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.

Sa i përket skandalit të përgjimeve edhe gazetat Kathimerini, Estia, Gazeta e Redaktorëve dhe Demokracia hedhin sadopak dritë me artikujt e tyre për përgjimet, që duket se po shkaktojnë një tërmet politik në Greqi.

Zëdhënësi i qeverisë Giannis Oikonomou ka deklaruar mëngjesin e së dielës se e gjithë kjo mori publikimesh e investuar nga opozita e z. Tsipra që hedh baltë toksike, bazohet në pretendime të paargumentuara dhe rrëfime fantastike, pa asnjë provë thelbësore, të cilat më shumë e errësojnë çështjen dhe nuk e zbardhin.

Nga ana e saj partia opozitare Syriza thekson se përgjimi i Ministrisë së Jashtme të vendit është një çështje shumë serioze që vë në rrezik sigurinë kombëtare dhe se kryeministri Mitsotakis është fajtor dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm për të udhëhequr vendin.

Ndërsa qeveria mohon se ka përdorur softwerin në fjalë edhe nga shërbimet e Inteligjencës së vendit, gjithë partitë opozitare kërkojnë fakte për këtë, ndërsa vetë kryeministri duket se do t’i japë një përgjigje valës së re të publikimeve, pasditen e së hënës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA