Kishte humbur kontaktet me të afërmit/ Gjendet i pajetë 50-vjeçari në Kukës, dyshohet se është vetëvrarë

14/11/2022 19:34
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte, disa kohë pasi kishte humbur kontaktet me të afërmit.

Viktima me iniciale A. K. jetonte i vetëm dhe pas denoncimit nga i afërmi, forcat zjarrëfikëse kanë hapur me forcë derën e mbyllur, e më pas e kanë gjetur të pajetë.

Sipas policisë dyshohet se 50-vjeçari në gjendje depresioni është vetëvrarë disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se ai ka përdorur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Njoftimi policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.

Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA