Cilat janë arsyet pse Pique dhe Shakira kanë vendosur që fëmijët e tyre të jetojnë në Miami?!

14/11/2022 20:27

Një nga pikat kryesore të bisedës, pas ndarjes së Shakirën dhe Gerard Piques, ishte se ku do të jetojnë fëmijët e tyre dhe mesa duket ata janë vendosur në Miami.

Beatriz Cortazar e ‘El Programa de Ana Rosa’ ka zbuluar të gjitha detajet e marrëveshjes mes dy palëve.

Negociatat u zhvilluan nga avokatët dhe megjithëse pati disa vonesa, më në fund është arritur një marrëveshje.

Siç raporton Cortazar, palët vendosën që fëmijët të jetojnë në Miami me këngëtaren kolumbiane, me kusht që futbollisti të mund të shohë fëmijët e tij gjatë pushimeve dhe 10 ditë çdo muaj. Cortazar tha se:

“Vendimi për fëmijët është kyç dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje”.

Edhe pse Pique dëshironte që fëmijët të jetonin në Barcelonë për dy vitet e ardhshme, gjërat kanë qenë të vështira për Milanin dhe Sashën kohët e fundit. Cortazar shpjegoi:

“Ata janë në një moshë ku dëgjojnë komente për jetën e re të babait të tyre dhe preferojnë të jenë larg vëmendjes”.

Ajo shton gjithashtu se e dashura aktuale e Piques, Clara Chia, ka luajtur një rol në marrëveshje, e cila e ka bindur atë të marrë një vendim ‘për hir të fëmijëve’. Cortazar vijoi duke thënë se:

“Në Miami do të kenë një jetë më të relaksuar dhe do të mund të shijojnë anonimitetin që do të ishte i pamundur në Barcelonë”.

Rikujtomë gjithashtu se këngëtarja e njohur kolumbiane dhe futbollisti Gerard Pique thuhet se kanë nxjerrë në shitje rezidencën e tyre super luksoze.

Pasi ylli i muzikës pop dhe fëmijët e saj të largohen nga prona për t’u shpërngulur në Florida, shtëpia prej 380 metrash katrorë do t’i shitet ofertuesit më të lartë. Shtëpia pritet të kushtojë nga 12 deri në 16 milionë euro dhe pritet të dalë në shitje në vitin 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA