Burrat ‘leshtorë’ krijojnë zinxhirin më të gjatë në botë të mjekrave, duke arritur 45 metra (fotot)

14/11/2022 16:19

Një linjë ekstremisht e gjatë mes burrave të lidhur nga qimet e fytyrës, ka krijuar së fundmi zinxhirin më të gjatë në botë të mjekrave, të organizuar në Kampionatin Kombëtar të Mjekrave e Mustaqeve në SHBA.

Pjesëmarrësit e eventit tradicional në Casper, Wyoming, u lidhën mes tyre prej mjekrash në një zinxhir që arriti gjatësinë 45 metra.

Rekordi i mëparshëm ishte vetëm 39 metra, teksa i riu e kalon ndjeshëm atë duke arritur gjatësinë e një pishine olimpike.

Burrat qëndruan të lidhur përkrah njëri-tjetrit për 30 sekonda në barin  Gaslight Social, në të cilin u organizua eventi i improvizuar në kuadër të kampionatit kryesor të Mjekrave e Mustaqeve në Ford Wyoming.

E përditshmja The Mirror tha se pjesëmarrësi John Abraham shkruante në rrjetin Facebook: “Jam i lumtur që isha pjesë e vendosjen të këtij rekordi botëror!”

“Ishte një pamje e mrekullueshme,” tha një person në Facebook. “Jam i lumtur që dëshmova vendosjen e një rekordi të rrallë botëror si ky.”

FOTO GALERI
3/4
Evente te meparshme te mjekrave te lidhura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA