Skuadra e Galtier nuk ndalet, duke marrë suksesin e radhës në kampionat, me parizientë të cilët triumfuan 5-0 ndaj Auxerre në “Parc des Princes”.
Një sfidë e cila u dominua nga fillimi deri në fund nga kampionët e Francës, ndërsa Galtier u prezantua nga minuta e parë me treshen Neymar-Mbappe-Messi.
Ishte fancezi, Kylian Mbappe, ai cili hapi serinë e golave në minutën e 11-të, ndërsa goli i tij vendosi fatet e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë u luajt e njëjta simfoni, me PSG që dominoi dhe krijoi volum loje, por ndryshe nga pjesa e parë, parizienët gjetën rregullisht edhe rrugën drejt rrjetës.
Në minutën e 51-të Carlos Soler dyfishoi rezultatin, ndërsa 6 minuta më pas ishte Hakimi ai cili shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Në fund, Sanchez përktheu në gol një aksion të zgjatur në kohë në minutën e 81-të dhe katër minuta më pas, Ekitike përfitoi në maksimum nga një gabim në mbrojtjen e Auxerre për të mbyllur llogaritë me golin e pestë të ndeshjes dhe rrjetën e parë personale me skuadrën e PSG.
5-0 dhe pesë autorë të ndryshëm, PSG vendos edhe një rekord në takimet direkte, pasi për herë të parë i shënon pesë gola skuadrës së Auxerre dhe shkon kështu në koutën e 41 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë, Lens. Në krahun tjetër, Auxerre rikthehet kështu te humbja dhe mbetet me 13 pikë./ Super Sport
Top Channel