Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët
13/11/2022 08:45
Ditën e diel moti parashikohet me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimi.
Reshje shiu deri në orët e mëngjes në jug dhe qendër të vendit me intensitet mesatar ndërsa në veri me intensitet të ulët të karakterit lokal.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente me intensitet të ulët përgjatë zonave bregdetare të vendit.
Era nga verilindja –veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temeraturat do të vijojnë nga 4 gradë C minimale në 23 gradë C maksimale.
Top Channel