23/11 20:33
Jordi Alba ishte plot lëvdata për Luis Enrique Martinez, trajnerin spanjoll të cilin e konsideron si trajnerin më të mirë si për futbollin ashtu edhe për personalitetin e tij.
Mbrojtësi i Barcelonës ishte mirënjohës për ftesën në Kombëtare dhe është i lumtur që do të jenë për herë të tretë në Botëror.
“Ai është një person i drejtpërdrejtë, i cili u beson shumë lojtarëve. Për mua, e kam thënë gjithmonë, ai është trajneri më i mirë në botë. Jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në fushën njerëzore. Ai është shumë afër dhe i ndihmon të gjithë lojtarët dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë lojtarët dhe për mua.”-tha 33-vjeçari./ Super Sport
Top Channel