Gjashtë të vdekur dhe mbi 80 të plagosur, shpërthimi në Stamboll prek futbollin

13/11/2022 18:46

Një shpërthim i fuqishëm dhe vdekjeprurës ka ndodhur sot, rreth orës 16:20 (ora lokale), në Taksim, që është një nga lagjet më të mëdha të Stambollit, në rrugën Istiklal.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediet turke, kanë humbur jetën nga shpërthimi 6 persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur.

CNN Turqi raporton se dyshohet se mund të jetë një sulm terrorist me anë të çante-bombë.

Kjo ngjarje e rëndë ka prekur edhe futbollin turk. Kështu, ndeshja mes Besiktasit dhe Antalyasporit, e programuar për të nisur në orën 18:00 (ora lokale 15:00) është shtyrë për një datë tjetër.

Vendimi u mor pasi autoritetet i frikësoheshin ndonjë akti tjetër terrorist pikërisht gjatë grumbullimit të tifozëve për të ndjekur këtë përballje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA