26/11 20:07
Ne fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës 80% e popullsisë ka emigruar.
Nga 2 mijë banorë që ka kjo njësi administrative sot kanë mbetur 600. Mexhit Saliu, kryetar i njesisë e pranon me dhimbje se banorët po ikin çdo ditë. Ai thotë se tokat kanë mbetur pa punuar dhe të moshuarit vetëm në shtëpi.
Banorët merren me bujqësi dhe blegtori ndaj ikja e të rinjve ka vënë në vështirësi krahun e punës. Vjelja e ullinjve këto ditë po bëhet nga të moshuarit.
Varfëria ka hedhur rrënjë në këtë fshat, pa rrugë të shtruara, pa ndriçim dhe fare pak banesa te reja.
Top Channel